Transmetuar më 24-02-2021, 19:06

Një i ri nga Arizona, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është akuzuar se ka sajuar rrëmbimin e tij që të mos shkojë në punë.

Policia ka thënë se e kanë gjetur Brandon Soules, 19-vjeçar me duart e lidhura dhe me një shami në gojë.

Soules u tha policëve se dy njerëz me maska e kanë rrëmbyer, e më pas e kanë lënë në një qytet.

Ai më vonë pranoi se e kishte përgatitur historinë për të dalë nga puna e tij në Fabrikën e Gomave.

Kjo pasi policia nuk gjeti prova të krimit, raporton The Coolidge Examiner.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Soules është dëbuar nga puna.

Brandon SoulesCredit: Coolidge Police Department