Transmetuar më 24-02-2021, 22:50

Të paktën 39 makina janë përfshirë në një aksident në Bashkiri të Rusisë.

Mediat e huaja shkruajnë se si pasojë  e përplasjes në seri, 10 persona janë dëmtuar rëndë.

Shkak i aksidentit raportohet se janë bërë erërat e forta dhe vështirësia e shikimit të shoferëve.

Si rezultat i kushteve të vështira klimaterike, tri rrugë deri më tani janë mbyllur, pasi autoritetet kanë vlerësuar se përshkrimi i tyre është me rrezik për shoferët.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat në këtë rajon në ditën në vijim, priten të shkojnë deri në minus 35 gradë celsius.

Më poshtë pamjet: