Transmetuar më 25-02-2021, 07:34

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, anuloi një urdhër të paraardhësit të tij që bllokonte shumë aplikantë të kartës së gjelbër të hynin në SHBA.

Ish-presidenti Donald Trump e lëshoi masën e ndalimit vitin e kaluar, duke thënë se ishte e nevojshme për të mbrojtur punonjësit amerikanë në mes të nivelit të lartë të papunësisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Biden e hodhi poshtë atë arsyetim në një deklaratë, që shfuqizonte ndalimin e vizave. Presidenti demokrat, tha se ajo masë kishte penguar familjet që të bashkoheshin në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtonte bizneset amerikane.

Demokrati Biden, ka premtuar të shfuqizojë shumë nga politikat e ashpra të imigracionit të Trump. Grupet për mbrojtjen e imigrantëve, kishin kërkuar javët e fundit që ai të hiqte ndalimin e vizave, i cili kishte afatin të skadonte më 31 mars.

Biden la në fuqi një tjetër masë që ndalon shumicën e punëtorëve të huaj të përkohshëm. Në tetor, një gjykatës federal në Kaliforni, bllokoi vendimin e Trumpit për ndalimin e punëtorëve të huaj, pasi prekte qindra mijëra biznese amerikane që e sfiduan atë vendim në gjykatë. /e.a/noa.al/