Transmetuar më 25-02-2021, 09:03

Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria e Mynihut për plagosjen e Kasia Lenhardt, ish-e dashura e tij, e cila bëri vetëvrasje dy javë më parë, pasi rezultatet e ekzaminimit të autopsisë, zbuluan që modelja kishte një vesh të këputur.

Një lajm jo i mirë për mbrojtësin e Bajernit, pas ndeshjes së fituar 4-1 nga gjermanët në “Olimpico” kundër Lacios në Champions League. Lajmi u raportua nga “Bild”, që citon fjalët e kryeprokurores, Anne Leiding.

“Procedimi u rihap më 10 shkurt 2021, sepse ne kemi marrë informacione të reja në kuadër të hetimit për vdekjen që ndodhi në Berlin, që mund të japë indikacione për një vazhdim të mundshëm të procedimit. Hetimi është ende në vazhdim”, – tha ajo.

Modelja 25-vjeçare Kasia Lenhardt, u gjet e vdekur në një apartament luksoz në Berlin në pronësi të Boateng, më 9 shkurt, disa ditë pas ndarjes publike të lidhjes së çiftit dhe në ditëlindjen e gjashtë të djalit të saj.

Siç rezulton së fundmi, ajo ishte përkushtuar të mos fliste mbi të gjitha informacionet që mund të merrte, si pjesë e jetës private të futbollistit të njohur.

Dokumentet e publikuara më 25 janar — një javë para se Boateng të njoftonte publikisht fundin e marrëdhënies – tregojnë se Kasia, kishte rënë dakord për mospublikimin e informacioneve private të çiftit.

Në marrëveshje, thuhej se ajo nuk mund të publikonte foto, tekste apo email-e që kishte këmbyer me futbollistin dhe një masë panalizuese parashikohej për çdo thyerje të rregullave.

Pas ndarjes, Boateng ka akuzuar Kasian për sabotim të marrëdhënies së tij me ish-të dashurën, Rebecca dhe për zhantazh me qëllim që ai të qëndronte me të. /e.a/noa.al/

Lexo edhe:

Mister në Gjermani, gjendet e vdekur ish-e dashura e mbrojtësit të Bajernit (Foto)