Transmetuar më 25-02-2021, 15:03

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Juri Kim është takuar sot me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një reagimi të shkurtër në Tuiter, diplomatja ka shprehur sërish domosdoshmërinë që të gjitha partitë të kenë kandidatë të pastër në zgjedhjet e 25 prillit.

Unë nënvizova pritjet për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar për marrëdhënie të forta, me respekt për vendimin e votuesve më 25 Prill”, shkruan Kim në rrjetet sociale.

Vazhdimisht ambasadorja ka apeluar liderët e partive politike që të vendosin në lista kandidatë me integritet. /k.k/noa.al/