Transmetuar më 25-02-2021, 21:09

Një video shokuese na vjen nga Turqia.

Një nënë është detyruar të hedhë nga dritarja katër fëmijët e saj, pasi apartamenti ku jetonin u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në Esenler të Turqisë.

Nga video e publikuar duket se teksa nëna hidhte fëmijët, poshtë disa burra kishin hapur një batanije për t’i pritur.

Ndërkaq, raportohet që shpëtimi i tyre është bërë me sukses dhe veç dëmeve materiale nuk ka asnjë të lënduar.

Më poshtë pamjet: