Transmetuar më 26-02-2021, 07:43

Dita  e sotme nis me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar. MeteoAlb parashikon që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike për zonat bregdetare, por vranësira kalimtare do ketë në zonat e ulëta dhe ato malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga -1°C, deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në det një dallgëzim deri në dy ballë. /e.a/noa.al/