Transmetuar më 26-02-2021, 09:18

Një pikë e OSHEE-së në rrugën "Qemal Stafa" në Tiranë, pranë Prokurorisë së Përgjithshme, është grabitur gjatë natës nga persona të paidentifikuar.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se grabitja është konstatuar në mëngjes. Kur punonjësit kanë shkuar në punë, kanë konstatuar dyert e brendshme të thyera.

Menjëherë ata kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Nuk dihet nëse në ambientet e zyrës ka pasur para në arkë ose jo. /e.a/noa.al/