Transmetuar më 26-02-2021, 09:34

Në një bashkëbisedim me qytetarë, operatorë turistikë dhe deputetë të zonës së Beratit, duke diskutuar për projektet e nisura për këtë qytet, kryeministri Edi Rama u ndal te pandemia Covid 19.

Shefi i qeverisë theksoi se falë punës dhe përpjekjeve nga qeveria, është arritur dhe sigurimi i i vaksinës, ndërsa shtoi: “Ka ende shtete që s’kanë bërë gjilpërën e parë”.

Sipas kryeministrit Rama, shumë shpejt priten lajme të reja sa i takon furnizimit me vaksina, në mënyrë që siç tha ai, sezoni i pranverës të jetë, sezoni i vaksinimit masiv të popullsisë.

“Falë bashkëpunimit, ne ia kemi dalë të fillojmë vaksinimin, ndërkohë që shumë vende të tjera kanë pasur vështirësi. Brenda gjysmës së dytë të  muajit mars, ne do të mbyllim vaksinimin e mjekëve të Shqipërisë dhe jam besimplotë që së shpejti do të kemi lajme të mira për sigurimin e sasive të nevojshme, jo vetëm për të mos ulur ritmin, por për ta shtuar ritmin dhe këtë sezon pranveror ta kthejmë në një sezon të vaksinimit masiv”, tha Rama. /e.a/noa.al/