Transmetuar më 26-02-2021, 10:33

Mbi 300 vajza janë rrëmbyer nga persona të armatosur në një sulm orët e fundit ndaj një shkolle në Jangebe, Zamfara State, në Nigerinë veriperëndimore.

Ngjarja është denoncuar nga një mësues i institutucionit shkollor, por policia ende nuk e ka konfirmuar rrëmbimin.

"Ne e kuptojmë se mbi 300 vajza janë zhdukur, pasi kanë numëruar nxënëset e mbetura", tha mësuesja në Shkollën e Mesme të Vajzave në Jangebe.

Babai i dy nxënësve në shkollë, tha se ai mori një telefonatë: "Unë jam rrugës për në Jangebe. Më thanë se bandat e armatosura hynë në shkollë dhe morën vajzat" tha ai.

Javën e kaluar, 42 persona u rrëmbyen nga një shkollë në shtetin nigerian të Nigerit, në perëndim të vendit afrikan.

Në dhjetor, mbi 300 fëmijë u rrëmbyen nga një institucion në Kankara, shteti Katsina dhe u lanë të lirë pas një serie negociatash me zyrtarë të qeverisë. /e.a/noa.al/

Foto ilustruese