Transmetuar më 26-02-2021, 11:19

Një avion i kompanisë "Rossiya Air Boeing 777", bëri një ulje emergjente në Moskë për shkak të "problemeve me motorin".

Lajmi u raportua nga kompania ajrore, duke specifikuar se avioni ishte një aeroplan që transportonte mallra dhe që fluturonte nga Hong Kongu në Madrid.

"Boeing" është në qendër të vëmendjes këto ditë për shkak të problemeve me motorët e tij difektozë.

Administrata Federale e Aviacionit, agjencia që mbikëqyr aviacionin civil, ka vendosur një gjobë prej 6.6 milionë dollarë për "Boeing" për disa mangësi të sigurisë, përfshirë 5.4 milionë për mos zbatimin e disa kushteve.

FAA kritikoi kompaninë amerikane për ushtrimin e presionit të panevojshëm ndaj inspektorëve të saj në një fabrikë në Karolinën e Jugut, veçanërisht në kontrollin e një Boeing 787 ‘Dreamliner’ në shkurt 2020.

Vetëm disa ditë më parë, industria e aviacionit amerikan, vendosi të ndalojë përkohësisht të gjithë 128 avionët e kategorisë ‘777’ të pajisur me motorin "Pratt & Whitney PW4000-112".

Vendimi u mor pasi një ‘Boeing’ i pajisur me atë lloj motori, mori flakë në ajër mbi Kolorado në një fluturim të "United Airlines", duke përplasur copa mbeturinash mbi qytetin e Denverit.

Linjat ajrore të përfshira, përveç "American United Airlines", janë ajo japoneze "Ana" dhe "Jal" dhe ajo nga  Koreja e Jugut, "Asiana Airlines".

Telashet e reja të ‘777’-ës, vijnë ndaj kompanisë gjigante në Siatëll, teksa është prekur rëndë nga kriza e lidhur me pandeminë dhe ndërprerjen e porosive, pas çështjes ligjore ndaj avionëve "737 Max", të cilët qëndruan në tokë për më shumë se një vit pas dy katastrofave ajrore të linjave "Lion Air 2019" dhe "Ethiopian Airlines 2019", që shkaktoi vdekjen e 346 personave. /e.a/noa.al/

Foto ilustruese

Lexo edhe:

Motori i ‘Boeing 777’ në flakë! Çfarë ndodhi dhe dyshimet e forta! (FOTO)