Transmetuar më 26-02-2021, 12:19

"Ndihmë, është një UFO në qiellin e Nju Meksikos". Paralajmërimi këtë herë ka të gjitha gjurmët e zyrtarizmit.

Më 21 shkurt 2021, në orën 1:19 pasdite, piloti i fluturimit "2292 të American Airlines", nga Cincinnati në Phoenix, raportoi një objekt të çuditshëm, të paidentifikuar, por shumë të shpejtë që lëvizte mbi avionin e tij.

“Disa sekonda më parë diçka fluturoi mbi ne. Unë e urrej ta them, por dukej si një objekt cilindrik i gjatë si një raketë lundrimi që lëvizte shumë shpejt”.

Audio, nga piloti i linjës ajrore, u postua në blogun e aviacionit "Deep Black Horizon".

Regjistrimi i dëshmisë shokuese, u bë nga blogeri Steve Douglass, i cili aksidentalisht përgjoi transmetimin, ndërsa përpiqej të dëgjonte komunikimet e një avioni tjetër me një skaner radioje.

"Ishte një koincidencë e pastër", – shpjegoi Douglass, i cili më pas u mor me disa faqe në internet për gjurmimin e fluturimit për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të avionit 2292: 37 mijë këmbë lartësi, këndi verilindor i Nju Meksikos, në perëndim të Clayton.

Më pas, siç raporton "Forbes", pas një njoftimi me ekuipazhin e fluturimit, "American Airlines" konfirmoi se transmetimi radio erdhi nga "fluturimi 2292".

Më në fund, dje, FAA (Administrata Federale e Aviacionit) lëshoi ​​një deklaratë të shkurtër: "Një pilot ka raportuar duke parë një objekt mbi Nju Meksiko menjëherë pas mesditës me kohën lokale, e diel, 21 shkurt 2021. Kontrolluesit e trafikut ajror, FAA, nuk panë ndonjë objekt në zonë në radarët e tyre".

Sidoqoftë, nuk është hera e parë që një pilot zbulon fenomene të pashpjegueshme të fluturimit. Në të vërtetë, fenomeni ndodh mjaft shpesh.

Disa uebfaqe të industrisë të transportit ajror, kujtojnë atë që ndodhi në fund të shkurtit në shkretëtirën Sonoran në vitin 2018.

Brenda disa minutash nga njëri-tjetri, dy pilotë që fluturonin në aeroplanë të ndryshëm – një ‘Learjet’ nga grupi ‘Phoenix Air’ dhe një fluturim tregtar i ‘American Airlines’ – të dy raportuan se kishin parë një objekt  misterioz t’u kalonte pranë.

Dëshmitë audio, ndër të tjera, janë dëgjuar edhe nga Administrata Federale e Aviacionit, të publikuara  nga stafi editorial i "Phoenix New Times".

"A ishte dikush mbi ne që na kaloi shpejt 30 sekonda më parë?", – dëgjohet të thotë një piloti i ‘Learjet", duke iu drejtuar një kontrollori të trafikut ajror, i cili më pas përgjigjet: "Negativ".

Një tjetër dëshmi kurioze, është ajo e 9 nëntorit 2018, kësaj here në Evropë. Një pilot i "British Airways", i cili fluturonte mbi Irlandë, raportoi se pa "një dritë shumë të ndritshme që u zhduk me shpejtësi shumë të madhe". Burimi: "The Guardian".

Me konfirmimin e një piloti të një avioni tjetër të "Virgin Airlines": "Nga ku isha unë, pashë më shumë objekte që ndiqnin të njëjtën trajektore". /e.a/noa.al/

Burimi dhe foto: "Il Fattoquotidiano"