Transmetuar më 26-02-2021, 12:43

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur sot në vendin tonë. Raportohet se një kamion ka përplasur për vdekje një këmbësore, në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha”. Ka qenë shoferi 43-vjeçar me iniciale P.Rr., ai që ka përplasur gruan, rreth 60 vjeçe, e cila nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Pak më parë, një aksident me vdekje ndodhi në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, ku një mjet aksidentoi për vdekje një vajzë të mitur 7-vjeçare. /e.a/noa/al/

Lexo edhe:

Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën një vajzë e mitur