Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për fazën e 1/8-ave në UEFA Europa League. Short "ferri" për Milanin në raundin e 1/8-ave të Europa League.
Goglat e hedhura i vendosën kuqezinjtë përballë Manchester United, me ndeshjen e parë që do të luhet në "Old Trafford" të enjten e 11 marsit.
Ajo mes Manchester United dhe Milanit është sfida më e fortë e këtij raundi, në të cilin nuk mungojnë përballjet interesante.
Arsenalit do t’i duhet të udhëtojë drejt Pireut, për t’u përballur me grekët e Olympiacos, me ndeshjen e parë që do të luhet në Athinë.
Roma do të sfidojë ukrainasit e Shakthar Donetsk, ndërkohë që Tottenham do të ketë përballë Dinamon e Zagrebit.
Për Ajaxin, shorti u tregua disi më bujar, pasi e vendosi kundër zviceranëve të Young Boys, ndërkohë që Villareali do të sfidojë Dinamon e Kievit.
Dy përballje disi më të baraspeshuara konsiderohen ato Granada-Molde dhe Slavia Pragë-Rangers.
Raundi i 1/8 të Europa League:
AJAX- YOUNG BOYS
DYNAMO KYIV-VILLAREAL
ROMA-SHAKHTAR DONETSK
OLYMPIACOS-ARSENAL
DINAMO ZAGREB-TOTTENHAM
MANCHESTER UNITED-MILAN
SLAVIA PRAHA-RANGERS
GRANADA-MOLDE