Transmetuar më 26-02-2021, 14:06

Kejvina Kthella siç nuk e keni parë ndonjëherë, ka postuar në Instagram disa foto dhe video, në të cilat shfaqet mjaft seksi, por edhe në "telashe".

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, modelja e njohur shqiptare, shfaqet me gojë të mbyllur dhe me pranga në duar, duke krijuar përshtypjen se është "rrëmbyer".

Ndërkohë në sfond, është edhe aktori i humorit, Visjan Ukcenaj, i cili zbret nga një makinë tip “Range Rover” dhe qëllon në ajër me pistoletë.

Në këtë moment, Kejvina trembet shumë dhe reagimi i saj duket se është bërë viral në rrjet siç shihni videon dhe fotot në galeri.

“Për një gotë ujë përfundova kështu. Po si mund të rrëmbehem unë?”, shkruan ndër të tjera Kthjella.

Megjthatë, bukuroshja seksi ka treguar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi kjo është mënyra që ajo ka zgjedhur për të treguar se do të shfaqet në një emision humori. /e.a/noa.al/