Transmetuar më 26-02-2021, 15:09

Godina e shërbimi të provës, e cila ndodhet ngjitur me murin rrethues të burgut 313 në Tiranë, është përfshirë nga flakët.

Mësohet se zjarri ka rënë në një dhomë të godinës dhe është izoluar, ndërsa është djegur një kompjuter, një tavolinë pune dhe disa dosje.

Deri tani nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje. /e.a/noa.al/