Transmetuar më 26-02-2021, 18:49

Autoritetet greke zgjatën izolimin në Athinë, deri më 8 Mars, pasi numri ditor i infeksioneve të reja mbeti sërish mbi 1.000 në ditë.

Ndërsa njësitë e kujdesit intensiv që trajtonin pacientë me Covid-19 janë afër kapacitetit.

Të njëjtat kufizime do të vazhdojnë të zbatohen në ishullin Kalymnos, komuna e Evosmos, ishulli i Evia-s dhe rajonet e Achaia-s dhe Arcadia-s në Peloponez.

Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) të Premten njoftoi 1,790 raste të reja, 29 vdekje dhe 371 pacientë në intubim. /a.m/NOA.al

Foto dhe Info marrë nga ekathimerini.com