Transmetuar më 26-02-2021, 19:40

Ndarja nga jeta e dy vëllezërve në rrethin e Matit breenda 24 0rëve të fundit ka tronditur jo vetëm komunitetin atje, por gjithë vendin.

Viktimat nga Covid-19 gjatë dy ditëve të fundit kanë qenë të larta.

Vëllezërit mësohet se janë Fatmir Dami, 60-vjeç dhe Luan Dami 55-vjeç.

Nuk ka informacion nëse ata kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese apo jo.

Shifrat që u publikuan në dy ditë e fundit ishin tepër të larta, mes të cilëve mësohet se janë dhe dy vëllezër matianë./a.m/NOA.al