Transmetuar më 26-02-2021, 19:47

Një aksident automobilistik është regjistruar gjatë mbrëmjes së sotme, në Elbasan.

Aksidenti ndodhi në vendin e njohur “Fusha e Loparit”, pranë shkollës “Jorgji Dilo”.

Makina  tip Mercedes, i cili drejtohej nga një vajzë, është përplasur me një mjet tip Fuoristradë.

Fatmirësisht nga përplasja janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa tronditje ka pësuar vajza, e cila raportohet se ishte shtatzënë.

Ambulanca dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarja.

Raportohet se e lënduara pas ndihmës mjekësore nuk ka pasur probleme serioze.

Ndërkohë mbërritja e policisë ka shërbyer edhe për të shmangur ndonjë konflikt mes drejtuesve të automjeteve, teksa po hetohen shkaqet e aksidentit./.a.m/NOA.al