Transmetuar më 26-02-2021, 20:30

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi të Premten se Regeneron’s REGN-COV2, një përzierje e antitrupave monoklonalë casirivimab dhe imdevimab, ka marrë miratimin zyrtar që të përdoret për trajtimin e COVID-19.

Ky është një kombinim i barnave të antitrupave i zhvilluar nga “Regeneron Pharmaceuticals”.

Ai mund të përdoret për të trajtuar pacientë me COVID-19, të cilët nuk kanë nevojë për oksigjen, por janë në rrezik për komplikacione të rënda të sëmundjes.

Rekomandimi që dha EMA i hap rrugën vendeve në Evropë që të përdorin kombinimin e “casirivimab” dhe “imdevimab”.

Ky koktej antitrupash është i njëjtë me atë që përdori ish presidenti amerikan Donald Trump.

Regeneron tha të enjten një panel i pavarur zbuloi se trajtimi kishte “efikasitet të qartë klinik” në uljen e niveleve të shtrimit në spital dhe vdekjeve të pacientëve.

Trajtimi që quhet koktej antitruoash monoklonalë jepet me pika dhe bën që të prodhohen kopje të antitrupave të krijuara nga trupi i njeriut për të luftuar infeksionet.

EMA njoftoi se efektet anësore janë subjekt monitorimi: "Sa i përket sigurisë, shumica e efekteve anësore të raportuara ishin të lehta ose të moderuara, megjithatë reagimet në lidhje me infuzionin përfshirë reagimet alergjike janë parë dhe duhen monitoruar".

Në SHBA, ky kombinim po përdoret që prej muajve të vjeshtës. Qeveria bleu 1.5 milionë doza që u jepen falas pacientëve.

Regeneron thotë se ky koktej përdoret për moshat nga 12 deri 65 vjeç për të infektuar në gjendje të lehtë ose mesatare që kanë 10 apo më pak ditë me simptoma të COVID-19. /noa.al