Transmetuar më 26-02-2021, 20:36

Një djalë i ri ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi u përfshi në një aksident rrugor, raporton noa.al.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kombit pranë Rrëshenit, në segmentin që lidh këtë qytet me Milotit.

Viktima është Armand Gjoka, rreth 34 vjeç. I ndjeri po drejtonte një autoritarë tip BMW e cila u përplas me një mjet trajler të tonazhit të rëndë.

Policia tha se përplasja ishte tepër e fortë dhe i riu gjeti vdekjen e menjëhershme. Për nxjerrjen e trupit të tij nga makina mësohet se u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.

Policia në një njoftim zyrtar tha se "në aksin rrugor Milot-Rreshen, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me mjetin tip "BMW" me drejtues shtetasin A.Gj., i cili për pasojë ka humbur jetën".

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.