Transmetuar më 26-02-2021, 20:58

Aksident tragjik, në Rrugën e Kombit, ku janë përfshirë tre automjete.

Nga ky aksident raportohet se ka humbur jetën Armand Gjoka, rreth 35 vjeç.

Mësohet se i riu po lëvizte me një mjet të tipit BMW kur u përplas me një trajler.

Përplasja ishte tepër e fortë dhe i riu gjeti vdekjen e menjëhershme.

Për nxjerrjen e trupit të tij nga makina mësohet se u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.

Njoftimi i policisë

“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim për mediat.

Lexo edhe:

Aksident me vdekje në rrugën e Kombit