Transmetuar më 26-02-2021, 22:19

Shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur shqiptare, Mira Meksi vuan nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi është bërë publik sot në media.

Familjarët kanë kërkuar sensibilizimin e institucioneve për vaksinimin e saj.

Përveç sëmundjes, ajo ndihet e rrezikuar edhe nga pandemia e Covid-19, prandaj kërkojnë ndihmën e institucioneve shëndetësore që të vaksinohet, pasi është kusht, që ajo të kurohet jashtë vendit.

Rasti është përmendur në studion e Zonës së Lirë edhe nga Arian Çani, i cili shprehu habinë që  Mira Meksi nuk po vaksinohet që t’i hapet rrugë kurimit jashtë vendit.

Prej disa javësh në vendin tonë ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit, së pari për personelin shëndetësor dhe të moshuarit. Ndërkohë të dielën nisi vaksinimi për personalitetet mbi 80 vjeç./a.m/NOA.al