Transmetuar më 27-02-2021, 11:24

Gjendja e një vajze 11-vjeçare, e shtruar në një spital të Bolonjës, ku ajo mbërriti për shkak të ndërlikimeve të Covid-19, është shumë e rëndë.

Shtypi italian raporton se e mitura, e cila nuk ka patologji të mëparshme, është nën monitorim dhe po ndiqet në distancë nga prindërit e saj, të cilët gjithashtu rezultuan pozitivë me koronavirus.

Pacientja  e vogël, e cila ndjek shkollën fillore në një qytet në provincën emiliane, u transferua nga një spital tjetër, në atë të Bolonjës natën midis të martës dhe të mërkurës, kur ajo u shtrua menjëherë në terapi intensive në pavionin 25.

Fillimisht iu praktikua një ventilim invaziv, por pasditen e ditës pasardhëse, 24 shkurt, pas përkeqësimit të gjendjes klinike, ajo është intubuar.

Ndoshta një nga pacientët më të rinj Covid të shtruar ndonjëherë në Itali në kushte të tilla, për më tepër pa patologji të mëparshme që mund të parashikonte një përkeqësim të shpejtë të infeksionit.

Në fakt, në përgjithësi, evolucioni negativ i sëmundjes prek ata persona me sëmundje shoqëruese, madje edhe midis fëmijëve.

Deri më tani, viktima më e re e pandemisë në këtë zonë ka qenë një vajzë 21-vjeçare nga Luzzara, e cila ishte shtruar në spital nëntorin e kaluar në spitalin e Guastallas dhe humbi jetën brenda pak ditësh.

Për momentin, mjekët nuk japin informacione mbi gjendjen e fëmijës, ndërsa numri i rezultateve pozitive me Covid po rritet.

Në dy javët e fundit, sipas zyrtarëve të rajonit të Emilia Romagnas, është regjistruar një rritje e shpejtë me 23% e numrit të të infektuarve  tek të rinjtë e moshës shkollore dhe ka shumë të ngjarë që  shkak të jetë bërë qarkullimi i varianteve të reja të virusit. /e.a/noa.al/

Burimi dhe foto: "Fanpage"