Transmetuar më 27-02-2021, 15:12

Ugo Scardigli, një 53-vjeçar nga Pietravairano, një komunë në Caserta, humbi jetën i infektuar nga Covid.

Ai ishte shtruar për disa ditë në kujdesin intensiv në Spitalin Covid në Maddaloni.

Mediat italiane raportojnë se 53-vjeçari vdiq sot për shkak të variantit anglez. Kjo u konfirmuar nga autoritetet shëndetësore lokale.

Varianti anglez është përhapur  në zonën e Caserta kohët e fundit, duke regjistruar një rritje të vërtetë të infeksioneve.

Ugo Scardigli, një ndihmës mjek me profesion, vdiq pak pasi mori dozën e dytë të vaksinës. Disa ditë më parë ai ishte shtruar në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Mësohet se 53-vjeçari kishte kontraktuar Covid tre deri në katër ditë pas dozës së parë, por autoritetet shëndetësore nuk besojnë se ngjarja vë në dyshim efektivitetin e vaksinës në reagimin ndaj variantit britanik; ndihmës mjeku mund të ketë kontraktuar virusin pak para se t’i nënshtrohej vaksinimit, duke mos arritur në reagimin maksimal të antitrupave./a.m/NOA.al

(Foto dhe Info marrë nga Il Messaggero https://bit.ly/2ZXnifu