Transmetuar më 28-02-2021, 16:38

Disa vite më parë, një i ri nga Australia la studimet në mes, ndërsa sot është bërë ndër më të pasurit në vendin e vet.

Sot 25 vjeç, Lachlan Power nga Brisbane, fiton të paktën 2.4 milionë dollarë në vit, madje bën edhe jetë luksoze.

Renditet në top listën e më të ndjekurve në Youtube dhe bashkëpunon me kompani prstigjoze.

Gjithçka për të ndryshoi në vitin 2014, kur filloi biznesin e tij në YouTube duke postuar video të lojës Fortnite që disa vite më vonë u bë shumë popullore.

Kështu kanali i tij zyrtar në YouTube shpërtheu nga ndjekësit e shumtë dhe prej asaj kohe ai nuk ka të ndalur. /k.k/noa.al/

Burimi i lajmit: news.com.au