Transmetuar më 01-03-2021, 14:41

Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy është dënuar me 3 vite burg.

Ai u gjet fajtor nga gjykata për akuzën e korrupsionit ndaj një gjyqtari.

Madje gjykata ka caktuar për të, krahas dënimit me burg, edhe dy vite pezullim nga çdo post publik.

Gjykatësja Christine Mee, teksa dha vendimin, deklaroi se ish-udhëheqësi politik 66-vjeçar kishte “përdorur statusin e tij si ish-president francez” në një akt “veçanërisht serioz” të keqbërjes. /k.k/noa.al/