Transmetuar më 02-03-2021, 07:46

Terroristët nga grupi i Shtetit Islamik në Afrikën Perëndimore (Iswap), një degë e Boko Haramit, pushtuan qytetin Dikwa, Nigeri, duke sulmuar njëkohësisht një kamp ushtarak dhe një bazë të OKB-së.

Lajmi u njoftua nga një oficer i ushtrisë dhe një burim humanitar në kushte anonimiteti.

Sipas asaj që thuhet në mediat ndërkombëtare, xhihadistët ende po përpiqen "të hyjnë në një bunker, ku 25 punëtorë humanitarë kanë gjetur strehë".

"Baza humanitare u dogj nga luftëtarët, por deri më tani asnjë punonjës nuk është goditur", – tha një burim.

Për të luftuar kundër xhihadistëve, përforcime ushtarake u dërguan në Dikwa nga qyteti i Martes, 40 kilometra larg.

"Dy luftëtarë dhe një helikopter luftarak ofrojnë mbështetje ajrore për të zmbrapsur xhihadistët dhe për t’i larguar ata nga baza humanitare", – thanë burime anonime.

ISWAP, i lidhur me ISIS, u nda nga Boko Haram në vitin 2016 dhe që atëherë është bërë kërcënimi më i madh xhihadist në Nigeri.

Të premten, luftëtarët ISWAP me kamionë të pajisur me mitraloza, bastisën Dikwan, duke bërë që banorët të largoheshin.

Qyteti, 90 kilometra nga kryeqyteti i shtetit të Borno Maidugurit, është shtëpia e më shumë se 130,000 njerëzve, përfshirë 75,000, të cilët tashmë janë larguar nga pjesë të tjera të rajonit dhe që jetojnë në kampe, ku mbështeten në ndihmën emergjente nga agjencitë humanitare.

Tre vjet më parë, më 1 mars 2018, terroristët e ISWAP, në një aksion të ngjashëm, sulmuan një qendër humanitare të OKB-së në qytetin Rann, duke vrarë tre punonjës dhe duke rrëmbyer një punëtore femër.

Ndërkohë, 279 vajza adoleshente të rrëmbyera të premten e kaluar nga shkolla e tyre me konvikt në Jangebe në Nigerinë verilindore, janë liruar.

Gratë e reja janë të sigurta në ambientet e qeverisë Zamfara dhe janë mirë me shëndet. Guvernatori i shtetit, Bello Matawalle, i tha agjencisë AFP.

"Unë jam i lumtur të njoftoj se vajzat janë liruar, – shpjegoi ai. – Ato sapo kanë mbërritur në ndërtesën e qeverisë". /e.a/noa.al/