Transmetuar më 02-03-2021, 18:49

Imazhe që nuk janë parë kurrë më parë.

Një leopard ultra i zi, specie e rrallë, u kap nga një fotograf i cili harxhoi një vit duke ndjekur macen e madhe më të pakapshme të Afrikës, në Kenia

Krijesa gati mitike u kap nga fotografi britanik i apasionuar pas kafshëve të egra, Will Burrard-Lucas, në Kenia.

Lëkura tepër e zezë është rezultat i melanizmit, një tepricë e pigmentimit të errët.

Burrard-Lucas lidhur me pasionin e madh që kishte për “Leopardin e  Zi”dhe që e botoi në një libër, shprehu besimin që kishte për të fotografuar një nga macet më të pakapshme të Afrikës

Ishte hera e parë që një leopard i tillë kapet nga kamera, pas 100 vjetësh, si pjesë e një studimi shkencor./a.m/NOA.al