Transmetuar më 02-03-2021, 20:31

Një murgeshë në Mianmar, ka rrëmbyer vëmendjen e mbarë botës me përuljen e saj.

Ajo është kthyer në një nga imazhet më të komentuara të ditës së sotme pas gjestit të bërë nga ana e saj duke dhënë një mesazh paqeje.

Ajo është gjunjëzuar duke iu lutur që protestuesit në Mianmar të mos goditen nga policia.

Pamjet që qarkullojnë tregojnë murgeshën që u lutet forcave blu në gjunjë që të mos qëllonin të rinjtë që po protestonin paqësisht.

Motra Ann Nu Thawng, është bërë imazhi i dëshirës për liri në vendin i cili është nën kontrollin e ushtrisë që nga 1 Shkurti dhe u ka marrë jetën të paktën 18 personave.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit.

Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të manipuluara.

Fotografia është komentuar dhe shpërndarë gjerësish në mbarë botën.