Transmetuar më 02-03-2021, 22:34

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:08 tek vendi i quajtur “Fshati i Vjetër”, në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur 5 persona.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia ku shkruan:

“Në ora 18:08, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik (Fshati i Vjetër). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e Drejtorisë Rajonale të Ferizajit është marrë me aksidentin”./noa.al/