Transmetuar më 03-03-2021, 07:35

Një 32-vjeçar ka humbur jetën pak pas mesnatës së sotme, pasi makina me të cilën udhëtonte është përplasur me një mjet tjetër.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 00:40 në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë.

Policia thotë se viktima, me iniciale D.L., duke drejtuar mjetin tip "Ford, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin E.Y., 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 32-vjeçari D.L., ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Pogradecit, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tjetër që u përfshi në aksident.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore. /e.a/noa.al/