Transmetuar më 03-03-2021, 07:50

Pjesa e parë e ditës së sotme do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Për pasojë alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të mbizotërojnë gjatë orëve të para të ditës.

MeteoAlb parashikon që pasditja dhe mbrëmja do të sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, por zona e ulëta dhe bregdeti mbeten me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore, nga -1°C, deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi veri-perëndimor, duke krijuar në det një dallgëzim deri në 3 ballë. /e.a/noa.al/