Transmetuar më 03-03-2021, 16:55

Moderatorja e “Për’puthen”, ka ngecur sot në trafik.

Ajo tha se ka mbetur mbi dy orë duke pritur në trafik, pa treguar se ku ndodhej. Por me siguri ajo ndodhet në Shqipëri, dhe përveç se në një nga rrugët e Tiranës, në asnjë vend tjetër nuk mund të hasësh trafik aq të rënduar.

Ndërkohë Bora Zemani e ka shfrytëzuar këtë kohë, për të ndarë një selfie me ndjekësit e saj.

“Duke e shfrytëzuar në mënyrën më të dobishme pritjen në trafik. Me nja dy selfie…” tha Bora Zemani, krahas fotos, pas një postimi në Insagram.

Këngëtarja Manjola Nallbani i ka komentuar, duke formuar disa yje, në komentin e saj./a.m/NOA.al