Transmetuar më 04-03-2021, 15:08

Ajo konsiderohej gjerësisht si deputetja më seksi shqiptare.

Por Duda Balje nuk ka arritur të futet në Kuvend, pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë pasi subjekti i saj politik mori 2569 vota, kurse ish-deputetja ka arritur të marrë 2213 vota.

Partia Bashkimi Social Demokrat , partia ku ajo ishte pjesë, ka mbetur jashtë përfaqësimit pas zgjedhjeve të fundit.

Pas zgjedhjeve Adrijana Hoxhiç  thotë se përfaqëson ajo komunitetin boshnjak. Ajo ka arritur të futet për herë të parë në Kuvend dhe Hoxhiq ka fituar mandatin.

Lidhur me këtë çështje, Duda Balje ka parashtruar ankesë në PZAP dhe ka deklaruar se të njëjtën do ta dërgojë edhe në Gjykatë Supreme dhe në Kushtetuese.

Në krah Duda Baljes i kanë dalë edhe 50 organizata jo qeveritare boshnjake në Kosovë, të cilat thonë se nuk pranojnë si përfaqësues ata politikanë që u zgjodhën me vota të komuniteteve tjera.

/a.m/NOA.al