Transmetuar më 04-03-2021, 17:20

Babai i katër fëmijëve preu kokën e njërës prej vajzave të tij, vetëm 17-vjeçare, dhe madje e nxorri  atë në rrugë. Motivi i tmerrshëm: ai nuk miratoi të dashurin e saj.

Banorët panë dje Sarvesh Kumar duke ecur me kokën e prerë të vajzës në fshatin indian Pandetara, Uttar Pradesh, Indi.

Ai ishte duke ecur rrugës për në një stacion policie pasi i preu kokën vajzës së tij, për “nder”.

Sarvesh Kumar, në foto, i preu kokën vajzës së tij sepse ai nuk e miratoi marrëdhënien e 17-vjeçares.

Oficerët e policisë pasi e ndaluan e pyetën burrin për emrin e tij dhe se kujt ishe koka.

Kumar pranoi se ia preu kokën vajzës së tij me një objekt të mprehtë pasi ishte i pakënaqur me marrëdhënien që ajo kishte me partnerin”, raporton NDTV.

‘E bëra unë. Nuk ishte askush tjetër. Trupi është në dhomë ‘, tha ai.

Sulmi i pretenduar ndodhi në fshatin Pandetara, Uttar Pradesh. Fshati ndodhet 200 km (124 milje) nga kryeqyteti i ishteti indian ku ndodhi krimi makabër.

Ai gjithashtu pretendoi se do ta kishte vrarë edhe të dashurin e saj po të ishte në gjendje ta gjente.

Kumar u arrestua nga policia dhe ndodhet në paraburgim. Gruaja e tij është arrestuar gjithashtu.

Policia gjeti trupin e vajzës së tij në shtëpinë e familjes dhe e dërgoi për ekzaminim pas vdekjes.

Një oficer policie është pezulluar sepse ishte fotografuar duke mbajtur kokën ‘në mënyrë të papërshtatshme’, sipas raporteve të mediave lokale.

Shteti indian ku ndodhi krimi regjistron gjithashtu numrin më të lartë të krimeve kundër fëmijëve me 7,444 raste, pasuar nga Madhya Pradesh (6,503) dhe Maharashtra (6,402)./a.m/NOA.al

(Info dhe foto marrë nga Daily Mail)