Transmetuar më 05-03-2021, 21:07
Moderatorja e njohur Amarda Toska ka festuar sot ditën e saj të lindjes.
Me rastin e ditëlindjes, Ami ka marrë mesazhe urimi dhe dhurata të shumta, kryesisht nga stafi.
Siç edhe tregoi ajo vetë, stafi e ka pritur me lule e tullumbace, duke e emocionuar në ditën e saj të rëndësishme.
Amarda ka ndarë në ‘Instastory’ një video ku shihen tullumbacet e mëdha me urimin ‘Gëzuar ditëlindjen’ dhe letrat e bardha me mesazhe për këtë ditë të veçantë për të, me disa nga vajzat e stafit të saj.
Ami mbushi sot 39-vjeçe. Moderatorja nuk ndau ndonjë urim apo pjesë nga festa familjare me Ermalin, në këtë ditë të veçantë. /a.m/NOA.al