Transmetuar më 05-03-2021, 22:32

Biznesi kërkon përfshirjen e disa kategorive të punonjësve në listën e grupeve me rrezik, që të marrin vaksinën në mënyrë të përshpejtuar.

Në kushtet kur shumë sipërmarrje janë duke vuajtur kufizimet për shkak të pandemisë, dhomat e tregtisë dhe industrinë në Durrës, përmes një letre i është drejtuar komitetit teknik të ekspertëve, për të përfshirë në planin e vaksinimit edhe punëtorët e një serie sipërmarrjesh.

“Megjithëse punëdhënësit janë përpjekur në respektimin e masave anti covid, vaksinimi i punëmarrësve të këtyre bizneseve do të luajë një rol të rëndësishëm, nëse duam të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje dhe të kemi një rimëkëmbje të ekonomisë,” – shprehet kryetari i Dhomës së Tregtisë Durrës, Alban Isteri.

Të kontaktuar nga Euronews Albania, drejtues të dhomës së tregtisë dhe industrisë në Durrës thanë se nuk kanë ende një komunikim me komitetin e ekspertëve.

Por ata këmbëngulin se mos-vaksinimi i punonjësve të shërbimit dhe veçanërisht në fushën e turizmit, mund të jetë një pengesë me shumë për këtë sektor, i cili edhe kështu është goditur rëndë për shkak të mungesës së vizitorëve.

Ndërsa anëtarë të komisionit të vaksinimit pohuan se kapacitet janë të për vaksinuar deri në 10 mijë persona në ditë, por nuk ka vaksina.

Mirea Rrakacolli, zëvendësministre e shëndetësisë, mbi këtë kërkesa tha se “qeveria shqiptare nuk ka përjashtuar vaksina për shkak të shtetit që i ka prodhuar, por për shkak se ato nuk janë certifikuar nga institucione apo organizatat që ofrojnë garanci për jetën e qytetarëve”.

Aktualisht procesi i vaksinimit është duke vazhduar me personelin mjekësor dhe të moshuarit mbi 90 vjeç.

Bizneset që kërkojnë të përfshihen në planin e vaksinimit:

Sektori fason

Sektori farmaceutik

Shërbimet shëndetësore

Call Center

Punonjësit e supermarketeve

Sektori i transportit të udhëtarëve

Sektori i turizmit

/a.m/NOA.al