Transmetuar më 06-03-2021, 07:34

Vranësirat, reshje shiu dhe dëbore do të mbizotërojnë sot në të gjithë territorin shqiptar, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe verilindore.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim gradual të reshjeve të shiut dhe dëborës, duke e lënë vendin në ndikimin e motit të vranët dhe intervaleve me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 0°C, deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor, duke krijuar në det një dallgëzim deri në 3 ballë. /e.a/noa.al/