Transmetuar më 07-03-2021, 08:19

Maneskin janë fituesit e edicionit të 71 të festivalit Sanremo.

Grupi i përbërë nga Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio fituan me këngën ‘Zitti e buona’.

Në vendin e dytë u rëndit Fedez dhe Francesca Michielin me ‘Call me name’.

Gjithçka ndryshoi në momentet e fundit, pasi këngëtari shqiptar Ermal Meta zuri vendin e tretë në edicionin e 71 të Sanremos me këngën ‘Një milion gjëra për të të thënë’ e cila ishte edhe kënga më e pëlqyer nga publiku.

Në skenën e Ariston përformuan live 26 këngëtarët finalistë, ndërkohë që kënga e Ermal Metës ishte një nga këngët pretendente për çmimin e parë.

Ermal Meta interpretoi me Orkestrën Mandolin të Napolit kryeveprën e Lucio Dalla-s, “Caruso” dhe fitoi edhe mbrëmjen e dueteve të Festivalit Sanremo 2021.

Fitorja e Maneskin tërhoqi vëmendje pasi një grup rroku nuk ka fituar shpesh këtë festival.