Transmetuar më 08-03-2021, 06:16

Redaksia e Agjencisë Kombëtare të Lajmeve NOA, beson se kontributi i lexuesve të portalit dhe ndjekësve të saj në rrjetet sociale është përcaktues për një lidhje të ngushtë që vazhdon prej mëse 15 vjetësh.

Me bindjen se gjithmonë pranë lajmit ka një lexues të noa.al apo një ndjekës të saj në Facebook dhe Instagram, ne nxisim qytetarët që të bëhen bashkëpunëtorë të noa.al ashtu siç keni bërë shpesh që prej vitit 2006.

Ashtu si media të vendeve të tjera, edhe noa.al është e ndërgjegjshme se stimuli financiar për kontributin e lexuesve është nxitës për të sjellë saktë dhe shpejt lajmin më të fundit apo investigimin tuaj.

Redaksia e noa.al respekton rregulloren e saj të brendshme duke ruajtur disa standarde, hollësitë e të cilave i gjeni në vijim.

Materialet që dërgohen nga qytetarët, janë dhe mbeten pronë ekskluzive e noa.al. Ato nuk mund të dërgohen në asnjë media tjetër.

Materialet mund të dërgohen në email tek [email protected], ose në whatsapp/viber/telegram/ në numrin +355 68 20 22344, apo në messenger të Facebook.

Dërguesi i materialit duhet të identifikohet vetëm për redaksinë, dhe të mundësojë një kontakt telefonik që i shërben redaksisë për të komunikuar në rast paqartësish të mundshme.

Materialet mund të jenë video për çështje të ndryshme që përbëjnë interes për transmetim publik.

Çdo material do të filtrohet nga redaksia për të mundësuar ballafaqim faktesh dhe verifikim e konfirmim të tyre kur është e nevojshme.

Në rastet kur atakohen palë, qoftë individë apo institucione, noa.al zbaton parimin e dhënia së hapësirës për koment apo qëndrim mbi publikimin, menjëherë me transmetimin e tij ose në vijim.

Në rastet kur redaksia e noa.al merr pëlqimin e dërguesit të materialit, publikon dhe autorësinë e tij.

Në rastet kur autori i materialit dëshiron të mbetet anonim për publikun, kjo respektohet plotësisht.

Materialet e dërguara shqyrtohen në kohën më të shpejtë të mundshme dhe vlerësohen nëse janë të përshtatshme për publikim ose nëse përbëjnë interes publik.

Para publikimit, çdo dërgues njoftohet për shumën financiare që vlerësohet nga redaksia, sipas rëndësisë së materialit dhe mundësive financiare të noa.al.

Vetëm kur dërguesi konfirmon se bie dakord me të hollat e caktuara, procedohet me publikimin në noa.al dhe rrjetet e saj sociale.

Çdo pagesë do të bëhet nëpërmjet shërbimit të transfertave të parave nga Posta Shqiptare, pasi ka një mbulim të plotë me degët e saj në të gjithë Shqipërinë.

Dërguesit i depozitohet shuma e rënë dakord dhe ai i tërheq ato cash në çdo pikë postare brenda afateve të zyrës postare, zakonisht brenda të njëjtit 24 orësh që është bërë pagesa.

Për materialet që mund të vijnë nga jashtë Shqipërisë, dërguesi do të paguhet përmes alternativave të tjera si PayPal.