Transmetuar më 09-03-2021, 09:09

Një 91-vjeçar, pasi ka zbuluar se është i sëmurë me Covid 19, ka vendosur t’i japë fund jetës. Kështu, ai ngjitet në tarracën e godinës ku jeton me synimin për t’u hedhur nga lartësia në tokë.

E gjithë skena nuk kalon pa u vënë re dhe fqinjët njoftojnë karabinierët, të cilët arrijnë ta shpëtojnë të moshuarin në momentet e fundit. Ngjarja ka ndodhur në Arezzo në Itali.

Siç raportohet nga gazeta lokale, "Corriere di Arezzo", një fqinj e vuri re skenën dhe telefonoi 112-ën.

Karabinierët, të cilët mbërritën pas thirrjes telefonike, hynë në ndërtesë dhe vrapuan drejt shkallëve të tarracës së pallatit.

Kur ata arritën të afroheshin në pikën ku ishte i moshuari, një polic e tërhoqi, duke shmangur kështu vetëflijimin e 91-vjeçarit. /e.a/noa.al/