Transmetuar më 11-03-2021, 10:08

Kur po mbushet një vit nga pandemia, Covid-19 nuk po kursen as të rinjtë.

Mëngjesin e të enjtes ka humbur betejën me COVID-19 një 16-vjeçar nga Vitia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat e Kosovës mjekja e spitalit të Gjilanit, Selvete Shurdhani.

“I ndjeri ka pasur ndryshime të mëdha në mushkri dhe temperaturë të vazhdueshme. Na ka tmerruar humbja e tij. Unë e kam pranuar pra 7-8 ditëve, ka qenë në gjendje të rëndë dhe është trajtuar deri  sot nën mbikëqyrje maksimale nga i tërë stafi i Repartit të Infektives. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, i tha Shurdhani për Mediafokus.info.

Ky është rasti i parë në Kosovë që një pacient në moshë kaq të re që nuk i mbijeton virusit.

Deri tani, betejën me COVID-19 brenda një viti e kanë humbur 1,674 kosovarë./a.m/NOA.al