Transmetuar më 11-03-2021, 12:38

Disa qindra qytetarë të Kavajës, mbështetës të Partisë Demokratike, pritën sot me ngazëllim liderin e opozitës Lulzim Basha nën ovacionet "Rama ik!"

Kryetari demokrat, me të mbërritur me një fuoristradë, sapo doli prej saj i përshëndeti, por kur pa që ata ishin shumë pranë njëri me tjetrin, hipi mbi makinë për t’iu bërë një apel.

"Një porosi ju lutem. Mbajmë pak distancë se jemi shumë afër njëri-tjetrit", u tha Basha të pranishmëve që gjithsesi nën thirrjet "Nuk ka Covid", nuk e përfillën thirrjen ndërsa pak prej tyre mbanin maska, ndoshta edhe për faktin se ishin në mjedis të hapur.

Basha siguroi kavajasit se në 25 prill do të jetë fundi i Ramës dhe rikthimi i PD në pushtet.

Zëri i Kavajës ka qenë zëri i ndryshimit, theksoi Basha duke u shprehur i sigurt për fitoren më 25 prill. /noa.al