Transmetuar më 11-03-2021, 18:28

Dita e sotme u karakterizua nga mot i qëndrueshëm, me temperatura tipike të pranverës.

Por të premten dhe në fundjavë rikthehen sërish reshjet e shiut, dhe të dëborës në zonat malore.

Ndërkohë temperaturat do të jenë të qëndrueshme, madje me një rritje të lehtë në zonat e ulëta.

Edhe java e ardhshme pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm.

Madje sipas sinoptikanëve, i gjithë muaji mars parashikohet të karakterizohet me mot të tillë. /k.k/noa.al/