Transmetuar më 11-03-2021, 21:35

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku 32 vjeçari Ismail Kilincer ka vrarë djalin e tij vetëm 10 vjeç mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në kohën kur gruaja e tij nuk ishte në shtëpi. “Unë i thashë djalit tim se do ta vrisja. I kërkova falje djalit tim, e përqafova dhe e putha”, i tha Kilincer policisë.

Në këtë moment, fëmija shikoi të atin dhe i thotë: “Babi, edhe mua më vjen keq”. Më pas, babai ishte ulur në këmbët e Huseyin dhe e kishte mbytur me duar.

“Unë kam mëkatuar shumë dhe do të shkoj në ferr. Djali im do të vazhdonte të mëkatonte ndërsa do rritej më shumë. Sa më gjatë që jeton një person, aq më shumë mëkaton. Unë nuk doja që djali im të binte në tundim ndërkohë që ai rritej dhe të bëhej si unë. Unë doja ta dërgoja në Parajsë ndërsa ai ishte ende pa mëkat”, ka thënë Ismail Kilincer.