Transmetuar më 12-03-2021, 07:16

Këmbimi valutor shfaqet i qëndrueshëm prej disa javësh ku monedha kryesore në këmbim, euro vijon të shitet rreth 123 lekë.

Edhe dollari nuk shënon ndryshime thelbësore dhe shënon shifrën  103 lekë për 1 dollar.

Më poshtë shikoni kursin e këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë deri sot ora 12.00. Ky kurs do të përditësohet pas mesditës. /noa.al

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.