Transmetuar më 12-03-2021, 21:55

Arjan Çani zbulon një profesion të ri për atë që ai e quan edhe “snajperin” e emisionit të tij, “Zonë e Lirë”.

Çdo të premte në studion e Çanit shfaqet Arjan Curri, të cilin Çani e prezantonte vazhdimisht si “pedagog, teolog, filozof, si dhe analist”.

Mbrëmjen e sotme Çani përveç këtyre profesioneve ka shtuar edhe një profesion tjetër, atë të avokatit, madje nuk nguroi t’i bënte thirrje publikut që çështjen gjyqësore t’ia besonin studios së tij.

Kujtojmë se Arjan Curri ka përfunduar studimet në një universitet në Greqi, dhe më pas u punësua nga kreu i Kishës Ortodokse, Janullatos, për t’u katapultuar më pas nëpër disa studio televizive, ku edhe u promovua fillimisht si analist. Ai më pas u “rrëmbye” nga Arjan Çani, në studion e të cilit pas çdo jave apo muaji, i zbulohet një profesion i ri.

Gjatë mbrëmjes së sotme, i ftuar në studion e Çanit ishte Vangjel Dule, i cili u pret me këngë greke dhe foli para zgjedhjeve të 25 prillit. Dule tha se Rama nuk e pranon humbjen, madje tregoi edhe kohën kur ishte aleat me kryeministrin aktual, dhe i është dashur ta qetësojë përmes telefonatave, për humbjen e bashkisë së Tiranës, përballë Lulzim Bashës. /a.m/NOA.al