Transmetuar më 15-03-2021, 08:12

Në pjesën e parë e ditës do të mbizotërojnë vranësira të shpeshta të cilat sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por reshje dëbore në zonat malore.

Por pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke sjellë pauz të reshjeve dhe ri-kthim të përkohshëm të kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rënie të ndjeshme sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare në vendin tonë por e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore dominojnë motin në Republiken e Kosovës deri pak pas mesditës, kur kushtet atmosferike fillojnë të përmirësohen duke sjellë herë pas here intervale me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në Territorin e MV, situatë e cila mbetet deri në orët e vona të pasdites kur do të kemi pauz të reshjeve . Këto kushte të motit vijojnë edhe gjatë natës.

/S.H /NOA.al