Transmetuar më 16-03-2021, 11:02

Analistja politike nga Kosova, Luljeta Aliu është kërcënuar me jetë në rrjetin social Facebook.

“Përnime lyp plumb në ballë edhe pak është!”, shkroi komentuesi në kërcënimin që bëri ndaj analistes Aliu, në një nga postimet e saj.

Luleja Aliu përmendi edhe policinë dhe prokurorinë e vendit, që sipas saj janë të korruptuar dhe shumica e tyre mendojnë si këcënuesi në fjalë.

“Po kush, cili prokuror del e arreston këtë tip, që publikisht më kërcënon me jetë e që iu bën thirrje neandertalëve tjerë? Asnjë. Sepse kështu mendojnë shumica e burrave, si ky”, shkroi Aliu në Facebook.

/a.m/NOA.al